http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kreun e grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili, i cili ishte nje prej negociatoreve qe finalizuan rezolutën qe riktheu opozitën ne kuvend; marrëveshja duhet pare si nje përpjekje per te vendosur normalitetin ne skenën politike. Sipas tij kjo rezolute ndryshe nga marrëveshjet e përkohshme qe janë bere ne momente te caktuar si ne rastin e zgjedhjes se presidentit; është nje marrëveshje parimesh. Per Vasilin është ende herët per te diskutuar mekanizmat qe do te përdoren per personat me rekorde kriminale ne parlament apo poste publike; por qëllimi është i qarte. Efekti i pare i rezolutës se kompromisit ishte kthimi i opozitës ne kuvend pas me shume se 5 muaj bojkoti; por tani mbetet per tu pare se sa maxhoranca dhe opozita do te arrije te gjejne gjuhen e përbashkët per te zbatuar pikat e tjera te këtij dokumenti si ndryshimi i ligjit per komisionet hetimore apo edhe çështja e personave me rekorde kriminale.