Gjosha-Bregu, debat për shkarkimet në administratë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkarkimet në administratë kanë qenë debati kryesor në komisionin e Integrimit gjatë seancës dëgjimore me ministren Klajda Gjosha. Opozita ka kërkuar sqarime pse janë shkarkuar njerëzit kyç për procesin e integrimit, duke theksuar se kjo ndikon negativisht në këtë proces, por ministrja Gjosha ka theksuar se nuk ka largime vetëm ristrukturime të drejtorive. Por deputeti socialist, Taulant Balla, i ka kujtuar opozitës se sotme se për shkak të shkarkimeve të paligjshme që ka bërë kur ishte në qeveri vetme ministria e Integrimit ka paguar 80 milionë lekë për punonjësit e liruar nga detyra. Sipas Ballës është e nevojshme të bëhet transparenca për kontratën me kompaninë e lobimit "Podesta", e cila është propozuar nga ministrja e Integrimit e asaj kohe. Opozita ka kërkuar një plan më të detajuar për 5 prioritetet për hapjen e negociatave, duke theksuar se plani për luftën kundër korrupsionit ka forme deklarative dhe nuk merr asnjë masë konkrete.

Share This Video


Download

  
Report form