http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 21 qershor shqiptaret do te votojne per te zgjedhur drejtuesit e pushtetit vendor dhe per shkak te retorikes se forte politike qe shoqeron cdo beteje elektorale edhe kete here procesi i zgjedhjeve lokale do te shnderrohet ne testin e radhes per hapjen e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Europian. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha shpjegon se pavaresisht faktit se zgjedhjet nuk jane pjese e 5 prioriteteve qe i jane vendosur Shqiperise per hapjen e negociatave, procesi i 21 qershorit do te ndikoje ne progress-raportin qe Komisioni Europian do te publikoje ne vjeshten e ketij viti. Por 6 muaj pas marrjes se statusit qeveria ende nuk ka nje date per hapjen e negociatave jo vetem per shkak te humorit te Bashkimit Europian ne lidhje me procesin e zgjerimit por vecanerisht per ecurine e reformave qe qeveria duhet te ndermarre. Sipas Gjoshes gjate vitit 2014 qeveria realizoi disa reforma te rendesishme si ajo administrative-territoriale apo reforma ne arsim; nderkohe qe kete vit duhet te tregoje rezultate ne ceshtje te tjera te rendesishme si reforma ne drejtesi dhe si gjithnje per Brukselin eshte e rendesishme qe keto reforma te realizohen me konsensus jo vetem me opoziten por edhe me shoqerine civile.