Limuzine, truperoje, tapet te kuq dhe shume duartrokitje nga adhuruesit e tij shqiptar, per regjisorin e famshem Frensis Ford Kopola, njeriu i cili u shfaq krejtesisht modest ne viziten e pare ne Shqiperi, pikerisht ne ditet e festivalit nderkombetar te filmit ne Durres. I shoqeruar nga duartrokitjet edhe brenda salles se teatrit Aleksander Moisiu, regjisori i njohur amerikan e nisi menjehere biseden e tij me nje shprehje per Shqiperine.
Coppola: Ne vitin 1972 ka qene hera e pare qe kam degjuar per Shqiperine. Isha me xhirime ne ishJugosllavi, konkretisht ne Dubrovnik dhe dikush me tha se atje tej, ndodhej Shqiperia. Sot, jam I kenaqur po I vizitoj kete vend te bukur!
Duke u treguar I hapur per cdo pyetje, Kopola ne fakt, qendroi gati dy ore duke i kthyer pergjigje te gjithe kureshtareve, gazetare, kineast, aktore, apo adhurues te thjeshte te tij. Teksa rrefente fillimet e karrieres ai zbuloi rrugen e suksesit me pelikulen e tij te famshme "Kumbari" dhe arsyen pse sot nuk behet me nje "Kumbar 4" ne Hollivud.
Francis Ford Coppola, viziton per here te pare ShqiperineCoppola: Ne ate kohe, une po punoja mbi nje skenar timin. Por, dikush me dha nje liber tjeter, qe ishte Kumbari. Une mendoja se do te behesha i famshem me skenarin tim, por rezultoi qe u bera i tille me tjetrin. Nuk kam dashur kurre te bej, pjesen e dyte te Kumbarit, pasi mendoj se sagat e filmave nuk jane cilesore. Por per Kumbarin 2, me dhana para dhe e bera. Per te tretin, kisha une nevoje per para, ndaj pranova. Ndersa i katerti nuk mendoj se do te realizohet, pasi jane ata qe nuk kane me para tani!
I pyetur per marredheniet me familjen, bashkeshorten e cila e shoqeronte ne kete vizite, por edhe me vajzen e tij regjisoren gjithashtu te njohur Sofia Kopola, Frensis, u shpreh se per artistin mashkull suksesi vjen nga familja. Me humor ai madje dha dhe nje recete.
Coppola: Doni te dini sekretin per tu bere nje regjisor mashkull i suksesshem. Martohuni te rinj, une jam martuar 22 vjec. Beni shume femije. Merrini ata me vete ne sheshet e xhirimit.Dhe mbi te gjitha, beni gjithmone nje pune te dyte. Te jesh artist eshte privilegj, por duhen para dhe vetem duke I fituar vete ato, do te jeni padron I punes tuaj. Sa per femrat, ato qe duan te behen regjisore te suksesshme, une them mos u martoni.
Autori i mbi 40 filmave mes te cileve, prodhime kult si Apokalips Now, Kumbari, Drakula apo Rini pa Rini e fitues i disa cmimeve Oskar, u ndal ne bisede edhe mbi skenaret, Hollivudin dje dhe sot, marredhenien e tij me parane, zbuloi detaje nga filmi i tij i ri Twix, qe pritet te dale se shpejti dhe e mbylli bashkebisedimin e tij me fansat shqiptar, me nje batute mbi kinemane.
Coppola: Tani jam nje periudhe ku dua te punoj me skenaret e mi. Te krijoj histori qe me frymezojne, larg komercialitetit. Filmi im I fundit, eshte dicka mes gotikes dhe romances, pra nje romance gotike. Shikoni, ne moshen time, kinemaja eshte si seksi, kur mendon se nuk ja del me mbane, zbulon edhe te kunderten!......