Rama në Bulqizë dhe Klos - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 20

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klosi përballet me një gjendje të vështirë urbane, tha kryeministri Edi Rama. Në mitingun e zhvilluar ne qytetin verior, kreu i qeverisë kërkoi mbështetjen për kandidaten Valbona Kolën, me qëllim per të realizuar ndryshimin e Klosit.?Dhe nuk është vetëm sheshi, ju e dini shumë më mirë se unë. Janë çerdhet, kopshtet, shkollat, që janë në pikën më të zezë të hallit dhe kanë nevojë për një dorë që të përkujdeset dhe t?i transformojë në hapësira edukimi dinjitoz për fëmijët, për të rejat dhe të rinjtë e Klosit. Ne jemi shumë të vendosur që çdo votë që ju do të investoni, që shqiptarët në 21 Qershor do të investojnë në drejtimin e duhur, ta konsiderojmë një borxh, të cilin do ta shlyejmë duke punuar ditë-natë, çdo ditë të javës, për të bërë të mundura projektet që kaq shumë i kanë munguar gjithë këto vite, Klosit?.Më herët, kryeministri Rama ka inspektuar punimet e realizuara deri më tani në ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Hapjen e tunelit të parë, kreu i qeverisë e vlerësoi si pikënisjen e një investimi të madh për Qarkun e Dibrës.?Vetë kjo vepër domethënëse e këtij tuneli të domosdoshëm për rrugën e Arbrit, që u financua dhe u realizua në kohë rekord, tregon sa shumë më tepër do të ishte bërë në këtë kohë, nëse nuk do ta kishte dalë përpara një mal me borxhe për t?i shlyer dhe nëse nuk do të kishim shlyer deri tani, 550 milionë dollarë për borxhe të prapambetura të qeverisë tjetër. Gjithsesi, me këtë tunel jepet edhe mesazhi shumë i qartë për gjithë Dibrën, që rruga e Arbrit nuk është më një fantazmë elektorale që shfaqet vetëm nëpër fushata, por është një realitet mbi të cilin ne po punojmë fort. Kemi siguruar edhe financimin për pjesën më të vështirë, me një kompani ndër më të mëdhatë e Kinës?.Kreu i qeverisë tha se projekti për rilindjen urbane në Bulqizë, janë investimet, të cilat po e ndryshojnë qytetin. Sipas tij, furnizimi me ujë 24 orë pa ndërprerje, shndërron Bulqizën në një vend cilësisht të jetueshëm.

Share This Video


Download

  
Report form