Rama inspekton punimet e investimet në Bulqize dhe Burrel - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama ishte këtë te hënë ne Bulqize, ku u njoh me nje sere projektesh qe po ndërmerren ne kete qytet. Rruga qe lidh qytetin e vjetër me ate te ri ishte nje prej ketyre investimeve me nje vlere prej 13 milion lekësh. Per Ramen ky investim sjell me shume vëmendjeve ndaj banoreve te qytetit.?Të bëjmë një financim të ri, përderisa këta njerëz këtu meritojnë një vëmendje maksimale sepse s?kanë patur pikën e vëmendjes, vetëm banditë që vinin, i grabisnin dhe i linin në terr dhe në varfëri. Të bëjmë investimin e ri, për të lidhur të dyja zonat pasi është bërë ky investim i shkëlqyer këtu. Të ndërtojmë zonën këmbësore, të transformojmë fasadat, me ndriçim që të ndihen më në fund qytetarë dinjitozë të nderuar dhe të respektuar, do ta bëjmë këtë me shpejtësi.? Kryeministri u ndal edhe ne Minierën e Kromit ne Bulqize, e cila po nënshtrohet sefundmi zbatimit te nje sere projektesh te rëndësishme. Keto investime kapin vleren 25 milion dollare. Kreu i qeverise inspektoi nga afer punimet per lagjen ?Gjeologu? ne Bulqize, nje investim me vlere 23 milion leke te reja si dhe u ndal gjithashtu edhe ne gjimnazin e rikostruktuar te qytetit. Me herët gjate ditës kryeministri ishte edhe ne qytetin e Burrelit, ku inspektoi disa projekte infrastrukturore në zbatim e sipër, të cilat do të përmirësojnë cilësisë e jetës së përditshme të qytetarëve. Punimet me vlere prej 68 milion lekesh ne Kompleksin e Lodrave te qytetit, i cili shtrihet ne nje sipërfaqe prej rreth 9 mije metrash katror ishin ndalesa e kryeministrit. Më pas Rama i shoqëruar edhe nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i Energjisë e Industrisë Damian Gjiknuri u zhvendosën në Uzinën e Ferrokromit në Komunën Komsi. Kryeministri e konsideroi një lajm te mirë faktin që kjo uzinë është rivënë në funksion dhe lajm akoma më te mirë shtimin e kapacitetit që do të bëjë të mundur hapjen e vendeve te reja të punës.

Share This Video


Download

  
Report form