41 shërbime shëndetsore online, Rama inspekton investimet në Vorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga 41 shërbimet e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale që kryhen elektronikisht, njëri prej tyre është edhe karta e shëndetit. Tanimë nuk është më e nevojshme që ta kesh atë fizikisht.Mjafton te vendosesh emrin dhe mbiemrin dhe është vetë sistemi që gjeneron të gjitha të dhënat e qytetarit që i mundëson më pas marrjen e shërbimit shëndetësor.Një procedurë të tillë që kryhet në pak minuta ndoqi edhe kryeministri Edi Rama në qendrën e rindërtuar shëndetësore të Vorës.?41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale nga 1 janari. Jo më qytetarët në këmbë duke pritur administratën, po administrata në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve dhe kthyer përgjigje ONLINE në afatin ligjor. Mjafton që të vini te mjeku dhe mjeku e bën vetë këtë punë, dhe ai nuk e kërkon më ku e ke, pse s?e ke, e harrova, më dhimbte koka. Ju e keni kuptuar këtë gjë, se, në fillim u krijua ideja që recepsionistë e sportelistë do ikin nga puna se do bëhet online. Jo. Ju do jeni këtu online që t?u shërbeni atyre që nuk do vijnë më këtu. Domethënë nuk ka më t?i thuash atij që vjen, ?shko se të mungon kjo?, apo ?ta kanë bërë gabim këtë?. Çfarë ka dokumente që janë të shtetit do t?i merrni ju për personin?. ?Shërbimi online mundëson edhe marrjen e rezultatit të analizave pa qenë nevoja të shkosh tek mjeku.Qendra shëndetësore e Vorës është e 180-ta që është rikonstruktuar dhe ofron kujdes shërbim për 36 mijë banorë.

Share This Video


Download

  
Report form