Rama inspekton investimet në bujqësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
11 mijë hektarë tokë bujqësore në fshatrat e Lezhës dhe Vaut të Dejës në Shkodër, pas 30 vitesh do te kenë serish kanale kulluese. Kryeministri Rama inspektoi punimet për rehabilitimin e sistemit të kullimit në fshatin Kukel, i financuar nga programi për rehabilitimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese në fshat.?Impakti që po krijon gjithë ky program i pastrimit të kanaleve është i ndjeshëm. Por kudo është e njëjta histori, që po futen në ujë, po hapen hapësira për punë në bujqësi, me mijëra hektarë vetëm nga uji dhe ndërkohë mbrohen sepse janë të kanalizuar. Por unë jam i bindur që deri për sezonin e ardhshëm, ne do ta mbyllim gjithë këtë skemë e do t?i kemi gjithë parcelat nën ujë. Dhe këtë fazën tjetër të projektit do ta garantojmë patjetër, sepse ky është një aks që nuk është vetëm thjesht puna për të vaditur një pjesë tokash, por dhe për të garantuar përfundimisht që mos ketë përmbytje dhe histori të tilla, që kanë ardhur nga bllokimi i këtij aksi.?Kreu i qeverisë inspektoi edhe nisjen e punimeve të rehabilitimit tërësor të qytetit të Pukës, me një investim rreth 115 milionë lekë. Investime të cilat do të vijojnë dhe do e kthejnë zonën me potencial të madh turistik.?Puka në një hark prej 5 vitesh do jetë një qytet vërtet cilësor turistik. Një destinacion turistik, sepse nuk është një qytet ku ti kalon për të shkuar diku, por është një qytet ku ti duhet të vish enkas. E që të vish enkas në Pukë ka qenë diçka krejtësisht e paimagjinueshme, sepse infrastruktura shumë e keqe, qyteti i braktisur, ndërkohë që me këto ndërhyrje që po bëhen dhe me shfrytëzimin e potencialeve natyrore që janë të jashtëzakonshme, jam i bindur që do të ndërtojmë një zonë të mirëfilltë turistike të Shqipërisë. Ashtu siç po ndodh me Malësinë e Madhe, do ndodhi dhe me Pukën, ku do të ketë nxitje të punësimit familjar nëpërmjet turizmit dhe një rritje të prodhimit bujqësor në funksion të turizmit në këtë zonë.?Gjatë qëndrimit në Bashkinë Pukë, Rama pa nga afër punimet në njësinë administrative të Lufit, me ndërhyrjen prej 20 milionë lekësh që po bëhet nga Programi i Rilindjes Urbane.

Share This Video


Download

  
Report form