Investimi që po bëhet në ujësjellësin e ri të Fushë Krujës do të garantojë ujë 24 orë për banorët e kësaj zone. Kryeministri Rama gjatë inspektimit , i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, tha se ky projekt tashmë ka nisur dhe do i japin zgjidhje një problemi që është trashëguar me dekada.
Rama u shpreh se gjithashtu të vendoset ligjshmëria në këtë sektor, me instalimin e ujë matësve për të gjithë abonentët.
?Rëndësi ka të mbarojë. Ujësjellësi i Krujës i hap rubinetet para vitit të ri, u desh kohë dhe durim është kantier më shumë nyjë. Përmes investimit që po realizojmë, do të garantohet 24 orë ujë i pijshëm për banorët e zonës së Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth, si dhe do të vendoset ligjshmëria në këtë sektor me instalimin e ujë matëseve për të gjithë abonentët?, shprehet Rama.
Kryeministri theksoi se investimet po vijojnë në çdo cep të Shqipërisë për t?ju garantuar qytetarëve këtë shërbim thelbësor për cilësinë e jetës, duke e mbyllur këtë plagë dhjeta vjeçare të keqqeverisjes.
"Investimet bëjnë dallimin e qartë mes nesh e atyre që sot bëjnë sikur kanë ardhur nga hëna?, shkruan Rama.