Rama inspektime në Bulqizë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tuneli i parë, pjesë e rëndësishme në Rrugën e Arbrit, tashmë është hapur dhe pritet vetëm faza e asfaltimit dhe ndriçimit. Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e realizuara deri më tani. Ai tha se në vjeshtë nis jetësimin edhe ky investim madhor jo vetëm për Bulqizën, por për gjithë qarkun e Dibrës.?Vetë kjo vepër domethënëse e këtij tuneli të domosdoshëm për rrugën e Arbrit, që u financua dhe u realizua në kohë rekord, tregon sa shumë më tepër do të ishte bërë në këtë kohë, nëse nuk do ta kishte dalë përpara një mal me borxhe për t?i shlyer dhe nëse nuk do të kishim shlyer deri tani, 550 milionë dollarë për borxhe të prapambetura të qeverisë tjetër. Gjithsesi, me këtë tunel jepet edhe mesazhi shumë i qartë për gjithë Dibrën, që rruga e Arbrit nuk është më një fantazmë elektorale që shfaqet vetëm nëpër fushata, por është një realitet mbi të cilin ne po punojmë fort. Kemi siguruar edhe financimin për pjesën më të vështirë, me një kompani ndër më të mëdhatë e Kinës?.Kreu i qeverisë tha rilindja urbane e Bulqizë, janë investime, të cilat po e kthejnë qytetin në një vend cilësisht të jetueshëm.?Nga ana tjetër ardhja e ujit 24 orë në një qytet minatorësh, që ishte harruar 25 vjet dhe as ujë nuk kishte, është një lajm i mirë, i realizuar edhe ky në këtë periudhë. Plus transformimi i vetë qytetit, nga një qytet i dëshpëruar, që ishte tamam si fasada e dëshpërimit, ku i vetmi lajm dhe e vetmja arsye pse flitej për Bulqizën ishte kur vdisnin minatorët, të kthehet në një qytet të jetueshëm cilësisht nga ata që e banojnë?Gjatë vizitës në Bulqizë, kryeministri Rama është shoqëruar nga ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Share This Video


Download

  
Report form