http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Amortizimi prej kohësh aksit nacional Klos-Burrel i detyroi banorët e disa zonave që përshkohen nga kjo rrugë të dalin në protestë.
Protestuesit e grumbulluar në vendin e quajtur ?Kthesa e Cerujës? në afërsi të Klosit, thanë se rruga është kthyer në një makth për ta pasi prej më shumë se dy vitesh, gjendja është skandaloze.
Qindra mjete mbeten të bllokuara në të dy anët e lëvizjes, ndërsa drejtuesit e tyre ju bashkuan protestës. Shoferët thanë se gjendja e rrugës është vërtetë alarmante.
Policia e shtetit monitoroi protestën gjatë gjithë kohës, megjithëse nuk pati asnjë incident gjatë zhvillimit të saj. Protestuesit marshuan përgjatë aksit nacional në drejtim të Burrelit. Në mbështetje të protestuesve ishin edhe kryetarët e Bashkive Mat e Klos, përfaqësues të opozitës dhe deputetë.
Aksi nacional Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi është dhënë për mirëmbajtje në Shkurt të vitit 2017, por deri tani firma përgjegjëse vetëm ka hapur kanalet kulluese anësore, ndërsa gropat e mëdha në asfalt, vijon t?i mbushë me zhavor.