Moti i keq, ndahen ndihma në Lezhë e Klos - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
13 ton e gjysmë ndihma kanë mbërritur në Lezhë për t?ju shpërndarë familjeve të prekura nga moti i keq. Ministria e Brendshme iu përgjigj pozitivisht thirrjes së prefekturës. Prefekti Eduart Ndreca tha se shpërndarja do të bëhet sipas listave që kanë nxjerrë vetë Bashkitë. Ndërkohë komuniteti rom dhe ai egjiptian kane protestuar përpara Bashkisë, pasi nuk janë përfshirë në listën e përfituesve, edhe pse sipas tyre janë ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetje. Mirdita është Bashkia me e prekur në Qarkun e Lezhës sa i takon motit të keq dhe temperaturave nen zero. Ministria e Mbrojtjes dërgoi këtë të premte 100 pako ushqimore për familjet e fshatit Ketë në njësinë administrative Xibër të Bashkisë Klos. Prej datës 5 janar ky fshat me 500 banorë kishte mbetur i izoluar, si pasojë e trashësisë së madhe të dëborës. Për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve të papërshtatshme për t?u ulur, helikopterit te Ministrisë së Mbrojtjes i është dashur të anulojë disa here fluturimet në këtë zonë.

Share This Video


Download

  
Report form