http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen ndaj deputetëve Mark Frroku e Tom Doshi. Burime pranë organit qendror të akuzës thanë se hetimet u mbyllën dhe për Durim Bamin ndërkohë që për të tre akuza është ajo e kallëzimit të rremë. Mësohet se Prokuroria e përgjithshme përfundoi hetimet ditën e djeshme ku dërgoi dhe kërkesën për gjykim ne Gjykatën e Lartë. Nga tre te pandehurit, vetëm deputeti Mark Frroku mbahet i arrestuar dhe kjo për llogari te shtetit belg, pasi akuzohet ne lidhje me një vepër tjetër penale. Dy te pandehurit e tjerë Doshi dhe Bami do te gjykohen ne gjendje te lire. Sipas prokurorisë, te tre inskenuan atentatin e denoncuar publikisht nga Doshi në 2 mars, duke krijuar nëpërmjet një skenari të mundësuar nga Frroku një atentat të paqenë. Deri ne fund te hetimeve, deputeti Tom Doshi i ka qëndruar versionit se ndaj tij do te kryhej atentat dhe për këtë ai dhe avokatet e tij kane kërkuar qe hetimi të plotësohet dhe me prova te tjera te kërkuara prej tyre, pasi deri më tani ato janë të mangëta dhe të devijuara qëllimisht. Ndërsa dy te pandehurit e tjerë kane mohuar se kane patur dijeni per nje atentat te mundshëm, madje Durim Bami ka thënë ne Prokurori se kishte qene Tom Doshi ai qe e ka detyruar te sajoje nje dëshmi të tille.