Doshi e Frroku merren në pyetje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi kanë kaluar një natë të pazakontë në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku janë përballur paraditen e të premtes me prokurorët që i kanë vënë nën akuzë. Në fillim mbërritën dy oficerë të policisë gjyqësore, e pas tyre prokurorët Adnand Xholi e Altin Binaj. Burimet bëjnë të ditur se dy deputetët janë marrë në pyetje, tashmë në cilësinë e personit nën hetim. Në dhomat e paraburgimit, gjithçka ka ndodhur edhe në prani të avokatëve. Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku akuzohen për kallëzim të rremë, deklarata të rreme para prokurorit dhe kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë.Por ndërsa prokurorët merrnin në pyetje deputetët, avokati i Tom Doshit, Vladimir Meçe, ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. Sipas avokatit, prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka tejkaluar kompetencat. Pas mbylljes se procedurave nga ana e Prokurorisë, pritet qe çështja të kalojë në Gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë për masën e sigurisë ndaj dy deputeteve.

Share This Video


Download

  
Report form