Doshi e Frroku në arrest shtëpie - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe prej kësaj te shtune Mark Frroku dhe Tom Doshi janë të lirë, por ata nuk duhet te dalin nga banesa dhe nuk duhet te komunikojnë me askënd përveç personave me te cilët bashkëjetojnë. Ky ishte vendimi qe dha Gjykata e Larte për dy deputet, tashme te pandehur, mbi te cilët rendon akuza e kallëzimit te rreme, pas deklarimeve ne lidhje me vrasjen e supozuar ndaj deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Por per te arritur deri ne vendimin qe i riktheu ne banese, dy deputeteve iu desh te vinin me pranga ne Gjykatën e Larte e cila ne këtë rast veproi si Gjykata e Shkalles se Pare. Fillimisht para trupës gjyqësore doli deputeti Mark Frroku. Seanca ndaj tij zgjati 2 ore 30 minuta. Palët paraqiten pretendimet ne lidhje me kërkesën e Prokurorisë. Ne përfundim Gjykata vendosi te pranoje arrestin, por jo atë me burg, por ne shtëpi. Vendim ky qe u cilësua i paligjshëm nga avokatet e Frrokut. Vete deputeti e përcolli me nje koment te shkurtër vendimin e Gjykatës. Menjëherë pas largimit te Frrokut nga ambientet e Gjykatës, nisi seanca per deputetin tjetër Tom Doshi, e cila zgjati një ore e 30 minuta. Edhe për këtë deputet, Gjykata dha te njëjtën mase. Por sërish ajo nuk i kënaqi dy avokatet e deputetit, te cilët thane se do t?i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Ndryshe nga kolegu i tij, Doshi nuk pranoi te bënte asnjë koment ne lidhje me vendimin. Pak pas largimit nga Gjykata te dy deputeteve te cilët morën sendet personale ne Drejtorinë e Policisë dhe ikën në shtëpi, nga ambientet e Gjykatës u larguan edhe Prokurohet e çështjes si dhe pese anëtaret e trupit gjykues. Po kjo trupe, e përbërë nga Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Majlinda Andrea, Artan Zenelaj dhe Admir Thanza, do te shqyrtoje ditën e hëne masën e sigurisë per Duruim Bamin, i bashkëpandehur me dy deputetet.

Share This Video


Download

  
Report form