http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Armand Lukani 27 vjeç i arrestuar pak ditë më parë me tre mina me telekomandë do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve. Ndërsa motra e tij Almeda Elezi 21-vjeçe, e prangosur për të njëjtin krim, u la nga gjykata e Lezhës në arrest shtëpie, pasi vajza ishte shtatzënë.Të rinjtë nga Vlora hynë në gjykatë në gjendje të rënduar.Babai i dy të arrestuarve mohoi të kishte dijeni se djali dhe vajza e tij ishin përfshirë në trafikun e minave me telekomandë.Elmi Lukani: Jam babai i Armandit. Çunin e dija se ishte në punë. Erdhi policia, më bëri kontroll te shtëpia. Më thanë se është kap me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Nuk ka lidhje, merrej me bujqësi, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Nuk është ndaluar asnjëherë. Nuk kam marr avokat se nuk kam mundësi. Djali im është i pafajshëm. Për shkak të gjendjes ekonomike, familjarët nuk kanë pasur mundësi as për të paguar avokatin.Vëlla e motër u kapen në qytetin e Lezhës, pasi në çantat e tyre u gjetën të fshehura minat dhe sasia e lëndës narkotike. Në kërkim u shpall bashkëshorti i vajzës, i cili akuzohet se kishte dijeni për trafikun.