http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta preferoi te behej per here te pare ne këtë legjislature nje deputetet i thjeshte dhe ia la drejtimin e seancës ku vendosej per heqjen e imunitetit te deputeteve Tom Doshi e Mark Frroku, nënkryetarit te kuvendit Vangjel Dule. Dhe pozicioni i Dules nuk ishte aspak i thjeshte pasi te gjithë i kërkuan te respektonte rregulloren qe nuk parashikon debat ne çështje te tilla e te gjithë e shkelen atë. Kritika Dule mori edhe nga ilir meta jo thjesht per drejtimin e seancës plenare por edhe per drejtimin e këshillit te mandateve; por diskutimi i Metes u shoqërua me akuza te forta nga opozita. Drejtuesit te seancës iu desh te ndërpriste seancën per te qetësuar deputetet e per te nisur me pas procedurën e parashikuar nga rregullorja me mbrojtjen e deputeteve e me prezantimin e raporteve te pakicës dhe shumicës ne këshillin e mandateve. Por pavarësisht vullnetit politik te opozitës per te mos u bere pengese ne hetimet e prokurorisë; pd e cilësoi farse procesin duke bojkotuar seancën. Qëndrim ky qe nuk kaloi ne heshtje nga kryeministri Edi Rama. Në drekë mazhoranca votoi pro kërkesës se Prokurorisë duke hequr me 80 vota pro e asnjë kundër imunitetin e Tom Doshit dhe me 79 vota pro e nje abstenim imunitetin e Mark Frrokut. Vete kryetari i kuvendit Ilir Meta edhe pse ishte ne salle nuk mori pjese ne votim. Por surpriza me e madhe erdhi nga opozita pasi demokratja Mesila Doda theu vendimin e grupit duke qëndruar ne seance. Kjo është hera e pare pas ndryshimeve kushtetuese te vjeshtës se vitit 2012 qe parlamenti i heq imunitetin 2 deputeteve duke i dhene autorizim prokurorisë per arrestimin e tyre si dhe per kontrollin personal e te banesës.