Rexhep Rraja mbetet në qeli, Xhisiela shkon ta mbështesë në Gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-17

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ?arrest me burg? për Rexhep Rrajën.Djali I deputetit socialist kërkoi përmes avokatit të tij ndryshimin e masës se sigurisë dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Kruje, por trupa e apelit nuk mori parasysh kërkesën duke lene në qeli të riun Rraja.Ai akuzohet për përndjekje ndaj Xhisiela Malokut, vajzen nga Fushë Kruja e cila ka qënë shpesh herë kontradiktore në deklaratat e saj para organit të akuzës dhe në media në lidhje me historine e saj të dashurisë me Rexhepin që më pas përfundoi korrikun e këtij viti në konflikt deri të dhunshëm të djalit të deputetit ndaj 25 vjecares.Ndërkohë, që vetë Xhisiela Maloku, ish e dashura e djalit të deputetit të PS, Rexhep Rrajës që ka bërë dhe kallëzimet në polici u paraqit jashtë ambienteve të gjykatës ku kërkoi lirimin e djalit të deputetit të PS.Ajo u shpreh se çdo gjë është e sajuar dhe se Rexhep Rraja duhet të lirohet pasi çdo gjë e kishte bërë për xhelozi. Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, Xhisiela paralajmëroi dhe të gjitha mediat që do të merren me të se do t?i padisë në prokurori.?Jo kam kontaktuar me të kemi shumë marrëdhënie të mira me të. Atë të vërtetë qëe kam thënë në media e kam thënë dhe në gjykatë. Unë arsyet i kam sqaruar që arsyet janë xhelozia. Dhe një media që do merret me mua unë do e çojë në prokurori?

Share This Video


Download

  
Report form