Mbetet në qeli Dorjan Protoduari,lirohen 10 të tjerët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 11 të ndaluarit e protestës së dhunshme para Parlamentit. Në vendimin e kësaj të diele Gjykata ka vendosur për 10 të ndaluarit masën e sigurisë, detyrim paraqitjeje, ndërkohë në burg është lënë vetëm Dorjan Protoduari. Konkretisht është dhënë masa detyrim paraqitje për shtetasit Erald Muçaj, Ali Naliç, Alban Ahmetcenaj, Paolo Ahmetcenaj, Lulzim Dozhlani, Fluturim Koleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj.Në këtë seancë prokurori Kreshnik Ajazi, i pranishëm në seancë ka kërkuar 5 masa arresti me burg dhe 6 masa sigurie detyrim paraqitjeje për 11 të ndaluarit.Banorët e Astirit kanë shkuar para gjykatës në mbështjetje të familjarëve dhe protestuesve të arrestuar, ku kanë kërkuar lirimin e tyre. Në mbështetje të tyre kamë qenë dhe deputetët e opozitës Endrit Braimllari, Silva Caka, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Edi Paloka dhe Aldo Bumbçi.Seanca gjyqësore e kësaj të diele vjen pas protestës së dhunshme para Parlamentit, e cila degradoi në dhunë fizike mes qytetarëve dhe policisë. Nga protesta u plagosën 15 efektivë, mes tyre efektivja Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta.

Share This Video


Download

  
Report form