Të lirohen parkingjet publike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e parkingjeve publike ka shqetësuar Ministrinë e Brendshme, pasi edhe ato që ekzistojnë aktualisht janë të zëna për qëllime të tjera duke renduar trafikun. Për këtë arsye, ministri Tahiri u ka dërguar një letër drejtuesve të 14 bashkive me të mëdha në vend, duke iu kërkuar që të lirojnë këto hapësira brenda 30 ditëve. Në letër argumentohet se këto parkingje shpesh shërbejnë si pika shitjesh të automjeteve. Në raste të tjera, makina të ndryshme parkohen dhe qëndrojnë pa lëvizur për muaj të tërë. Edhe në këtë rast kërkohet heqja e tyre nëse këto automjete nuk lëvizen nga vendi pas 15 ditësh qëndrimi. E gjithë kjo situatë sipas Ministrit te Brendshëm, ka shkaktuar ngarkesë të pajustifikuar në trafikun urban dhe për rrjedhojë, shqetësim të shtuar për qytetarët. Ministri nënvizon me tej se mbetet në pritje të një reagimi të shpejtë të bashkive, në të kundërt policia do të veprojë për të liruar vend-parkimet publike dhe duke marrë masat përkatëse.

Share This Video


Download

  
Report form