http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy parimet e qeverisjes se kandidatit për kryetar bashkie Halim Kosova, do te jene transparenca dhe trajtimi i barabarte i qytetareve. Këto do te jene dy shtyllat e qeverisjes se bashkisë, nëse ai do te fitoje me 21 qershor. Gjate bashkëbisedimit me banore te Kombinatit, premtoi me shume investime ne kete zone. Zoti Kosova premtoi se vëmendje te veçante do te ketë edhe punësimi. Duke ulur taksat e pushtetit vendor sipas kandidatit te opozitës, do te hapen me shume vende pune. Pjese e platformës se zotit Kosova është ulja e taksave me 30 %.