http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria së bashku Serbinë, mban vendin e parë në rajon për taksat më të larta. Në një raport të Bankës Botërore, llogaritet se mesatarisht pesha që zë tatimi mbi fitimin dhe kontributet shoqërore janë 36.5% e fitimit të një biznesi. Por nëse Shqipëria është në krah të një prej vendeve të rajonit për sa i përket shkallës tatimore, zbret shumë pikë po të llogariten orët që i duhen një biznesi për të paguar taksat dhe sasisë së herëve që ai shkon në zyrën e tatimeve për të kryer këto veprime. Një biznesi në Shqipëri i duhen 357 orë në vit për të paguar taksat.Kur vjen fjala për të bërë një ulje të shkallës tatimore ekspertët shtrojnë disa çështje: pikësëpari që vend të jetë konkurrues me të tjerët nuk duhet të ketë vetëm shkallë të ulët tatimore, por edhe infrastrukturë dhe procedura sa më të thjeshta, të cilat realizohen me kontributin e tatimpaguesve.Të bërit biznes në Shqipëri e rendit vendin tonë, shumë pikë më poshtë se të tre shtetet që kemi përreth, Kosovës, e cila na konkurron me taksa të ulëta, Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilat përveç pjesës së tatimit kanë shkurtuar ndjeshëm procedurat për të hapur biznes dhe për të paguar taksat.