http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Malësia e Madhe Shkodra dhe Bushati, lideri i opozitës ka akuzuar sërish Ramen dhe Meten po bëjnë çdo gjë për t?i ikur ballafaqimit me popullin. Taksat e larta, mungesa e subvencioneve ne bujqësi, rritja e çmimit të energjisë, papunësia dhe rënia e fuqisë blerëse ishin çështjet që diskutoi Basha me banorët, fermerët dhe tregtarët. ?Më 21 Qershor, me votën e shqiptarëve, të ulim taksat, të ulim çmimin e energjisë, të ulim çmimin e naftës dhe t?i japim mundësi biznesit të hapë vende pune, të shtojë të ardhurat. Vetëm këto mund ta hapin prapë këtë qepen, vetëm këto mund ta hapin perspektivën, me punë dhe dinjitet?. Në vijim kreu i PD-se tha se Shqipëria ka rrogat më të ulëtat në Ballkan, mjerimi dhe taksat janë më të larta.?Këtu, rrogat janë më të ulëtat në Ballkan, mjerimi është më i larti, taksat janë më të lartat. Në platformën tonë kombëtare kemi heqjen e TVSH-së për mallrat e shportës, duke përfshirë edhe miellin?.Më tej, Basha tha se Partia Demokratike e ka gati ofertën për energjinë elektrike.?Oferta e Partisë Demokratike propozon 25% ulje çmimin e energjisë dhe faljen e kamatë-vonesave për të gjithë shqiptarët?. Shqetësim për banorët ishin dhe faturat abuzive të energjisë elektrike.