Tregtarët durrsakë në protestë për taksat e larta - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në shenjë protestë kundër rritjes së taksave rreth 750 tregtarë në të dyja tregjet industriale në Durrës kanë vendosur që të mbyllin aktivitetin e tyre. Ata janë mbledhur përpara tregut që në orët e para të mëngjesit për të protestuar kundër mbingarkimit me taksa nga administrata lokale. Tregtarët shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë detyrimet e tjera, sepse bizneset që operojnë në tregun industrial po falimentojnë njëri pas tjetrit. Myslym Çoku, Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve Ambulantë të Durrësit, shprehet se tregtoret janë të detyruar të paguajnë rreth 850.000 lekë të vjetra për taksat, ndërkohë që u ishte premtuar se do trajtoheshin si tregtarë ambulantë me taksimin zero. Vetëm një vit më parë numri i të punësuarve në të dyja tregjet industriale ishte rreth 1200, numër i cili është reduktuar në 750 të tillë. Në lidhje me detyrimet e reja pritet të zhvillohet një takim në prefekturë me drejtues të tatimeve dhe pushtetit vendor për të diskutuar kërkesat.

Share This Video


Download

  
Report form