http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozites Lulzim Basha ka takuar banoret e Gjirokastres per ti njohur me vizionin e Partise Demokratike per ekonomine. Gjate nje vizite ne nje rezervat te kultivimit te peshkut Basha ka sqaruar biznesin se opozita eshte e vendosur per ulje taksash ne menyre qe ti vije ne ndihme investitoreve. Basha ka kritikuar qeverine se eshte orientuar tek shpenzimet e luksit e jo tek qytetaret duke e ilustruar me shembullin e rruges Kardhiq - Delvinë, projekt i nisur nga qeveria e djathte e qe nuk ka avancuar as edhe nje meter. Ndersa takimi me punetoret e nje fabrike i ka sherbyer kryetarit te PD-se, Basha per te sqaruar se kur e djathta te vije ne pushtet paga minimale do te rritet. Gjate takimeve ne Gjirokaster pervec rritjes se pages minimale Basha ka premtuar edhe ulje te moshes se pensionit si dhe ulje te cmimit te energjise elektrike.