http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha është ndalur këtë të mërkurë në qytetin e Cërrikut. Lideri i opozitës u ka thene banorëve se platforma e partisë demokratike parashikon uljen e taksave dhe shtimin e 25 mijë vendeve të reja të punës. Gjatë bashkëbisedimit që pati me të rinjtë e Cërrikut kryedemokrati theksoi se platforma për arsimin parashikon mundësi për të studiuar dhe orientuar në ato universitete ku tregu i punës është më i madh. Varfëria, papunësia, rënia e fuqisë blerëse, ilaçet e skeduara kanë qenë këto disa nga shqetësimet që banorët i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.