http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 10 vitesh funksionim ne tregun shqiptar, tashme mund te thuhet zyrtarisht se ka një konflikt te hapur mes kompanisë kanadeze te naftës ?Bankers Petroleum? dhe shtetit shqiptar. Qeveria pretendon se kompania ka manipuluar zërin e shpenzimeve, duke fshehur rreth 300 milion dollarë, me qellim shmangien e takave ne shtet. E meqenëse mes palëve nuk ka një dakordesi për këtë çështje, atëherë ekzekutivi është detyruar te kontraktoje një auditues te huaj. Por duket se zgjidhja e këtij konflikti do te përfundoje ne dyert e arbitrazhit ndërkombëtar. E gjithë kjo situate, vjen pasi AKBN i është rikthyer një auditi, te bere ne vitin 2011, ku ka evidentuar shkelje te kompanisë. Kjo e fundit, rezulton se nuk kryen tender për blerjet qe bën për pajisje apo aparatura te shtrenjta. Ndaj AKBN e ve theksin tek gjetja e mekanizmave me eficente ne kryerjen e shpenzimeve. Ndonëse auditi i Agjencisë se Burimeve Natyrore nuk ka përfunduar, është vete kompania qe ne raportin e saj vjetor, ka evidentuar rezultatin paraprak te AKBN-së. Nëse e drejta do te jete ne anën e shtetit shqiptar, atëherë kompania do te duhet te riktheje leket e munguara ne buxhetin e shtetit. Ne këtë mënyrë, kompania do te nise te paguaje tatim fitimi, tatim te cilit ajo i është shmangur prej vitesh.