Nafta ul konsumin, INSTAT: Reduktohen të ardhurat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të dytin muaj rresht nafta ka ulur peshën e eksporteve në Shqipëri, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në uljen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Sipas Institutit të Statistikave mallrat që vendi ynë shet jashtë kanë rënë me 12% krahasuar me një vit më parë, dhe po ashtu në rënie janë dhe importet, çka tregon dobësimin e konsumit edhe për këtë vit. Tre grupet kryesore të cilat kanë patur ndikimin më të madhe janë nafta dhe mineralet, materialet e ndërtimit, dhe grupi i fasonëve të cilët për muajin shkurt reduktuan eksportet me 5%. Tregtia e jashtme është një nga treguesit kryesorë të performancës ekonomike që tregon jo vetëm përfitimet që ka buxheti i shtetit nga shitja e mallrave por edhe investimi i ndërmarrjeve në teknologji dhe inovacion. Në muajin shkurt shumë prej taksave të planifikuara nga financat janë mbledhur më pak.

Share This Video


Download

  
Report form