Bien te ardhurat ne buxhet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 10

Edhe pse fillimi i vitit ka qenë optimist për financat shqiptare, me sa duket në muajt e fundit të vitit qeveria ka tentuar të jetë më realiste, duke ulur ndjeshëm parashikimin që bëri fillimisht gjatë miratimit të buxhetit. Me një vendim të marrë para disa ditësh nga qeveria, ministria e financave ka ndryshuar planin makroekonomik fiskal 2012 - 2015, duke bërë edhe disa korrigjime për pritshmëritë që ka për realizimin e të ardhurave.
Deri në fund të vitit ato mendohet të jenë rreth 90 milion euro më të ulëta. Mosarkëtimi i TVSH-së dhe tatimit mbi fitimin janë shkaqet qe kanë çuar ne këto efekte negative te medha në buxhet. Por sipas ministrisë së financave realizimi i mbledhjes se këtyre dy taksave pritet që të mbetet në të njëjtat ritme deri në fund të 2012-ës. Të dyja këto taksa lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me uljen e konsumit dhe rënien e shitjeve për sektorin privat. Nga ana tjetër plani i qeverisë pret që të ulë edhe shpenzimet me rreth 12 miliard lekë duke prekur në këtë mënyrë dhe fondin që shërben për financimin e investimeve publike. Mosrealizimi i të ardhurave ka ulur ndjeshëm paratë në buxhetin e shtetit, e per pasoje sytë e financave janë drejtuar nga shitja e aseteve kombëtare si "Albpetroli" dhe 4 HEC-et, ndonëse privatizimi i këtyre të fundit dështoi.

Although the beginning of the year has been optimistic about the Albanian finances, apparently in the last months of the year the government has tried to be more realistic, reducing the prediction that originally made ??during the adoption of the budget. With a decision taken a few days ago by the government, the finance ministry has changed fiscal macroeconomic plan 2012 - 2015, made ??some corrections to the expectations that revenue realization.
By the end of the year they are thought to be about 90 million lower. Mosarkëtimi VAT and income tax are the reasons that have led to these major negative effects on the budget. But according to the finance ministry realization of these tax collection is expected to remain at the same pace until the end of 2012. Both of these taxes are directly related to the reduction of consumption and declining private sector sales. On the other hand the government's plan expects to reduce expenses by about 12 billion affected in this way and the funds used for financing public investment. The lack of income has significantly reduced the money in the state budget, and consequently the eyes of finance are driven by the sale of national assets "Albpetrol" and 4 HPP, although the latter failed privatization.

Share This Video


Download

  
Report form