Bien të ardhurat në buxhet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse Ministria e Financave shkurtoi planin për mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe doganat me plot 220 milion dollarë, sërish taksat janë në rënie edhe me rishikimin që qeveria i bëri buxhetit të shtetit. Për periudhën janar gusht vlerat që administrata tatimore duhet të sillte në buxhet kane rënë me 270 milion dollarë, ku 170 prej tyre janë minus edhe pas shkurtimit të buxhetit. Ekspertët thonë se shumë shpejt qeveria do të nisë reduktimin e shpenzimeve publike, pasi nuk ka rrugë tjetër. Shkaku kryesor se përse kanë rënë të ardhurat, është rënia e aktivitetit ekonomik. Sipas ekonomistëve, kjo tregohet nga ulja e mbledhjes së TVSH-së, që është taksë mbi konsumin. Por a do të balancojë disi situatën në buxhet aksioni i nisur nga qeveria? Ekspertët bëjnë thirrje që qeveria të shohë rrugë të tjera për të luftuar evazionin, në sektorët ku është dëmi buxhetor më i madh dhe që kryesisht përqendrohet te mallrat që futen në treg nga shumica, dhe ato që janë subjekte të akcizës.

Share This Video


Download

  
Report form