Të ardhurat dhe taksat në Parlament - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita i ka bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga vazhdimësia e rritjes së taksave. Ish-kreu i financave Ridvan Bode ka qënë i ashpër në akuzat e tij, dhe ka fajësuar kabinetin Rama se nuk ka arritur të mbledhë dot taksat edhe pse ato u rritën me 430 milion dollarë. Bode tha se sërish vitin që vjen, shqiptarët do t?i paguajnë 30 milion dollarë më shumë buxhetit të shtetit, ndërkohë që këto para nuk janë përkthyer në të mira publike për ta.Por e menjëhershme ka qënë edhe përgjigja e ministrit Shkëlqim Cani. Kreu i financave tha se opozita ose bën vetë, ose ka shpikur teori të reja në aritmetikë. I vetmi zë brenda mazhornacës, i cili i dha tone reale debateve në parlament, ishte ai Pandeli Majkos. Ish - kryeministri tha se nuk bie dakord me disa pika në këtë buxhet, por sipas tij, kohët e vështira na kanë detyruar që të harrojmë disa shtresa të rëndësishme të shoqërisë. Në fund të seancës, deputetët do të vendosin për ndryshimin e 8 projektligjeve fiskale, të cilat hyjnë në fuqi në 1 janar të 2016-ës.

Share This Video


Download

  
Report form