Edhe pse sot mbyllet afati për deklarimin e të ardhurave personale, ministria e financave nuk ka asnjë statistikë lidhur me numrin e personave të cilët kanë kryer këtë deklarim. Për opozitën nisma e qeverisë për vendosjen e kësaj takse është e dështuar, pasi realizimi i saj ka mbetur thjesht vetëm në letër, njësoj siç është bërë edhe me procesin e kasave fiskale apo atë të amnistisë. Por ndërkohë, një pikë tjetër që mund t'i bëjë qytetarët të tërhiqen nga deklarimi i të ardhurave personale është mungesa e privatësisë që duhet të garantohet në momentin që bëhet deklarimi. Nisma e qeverisë për vendosjes së taksës për të ardhurat personale është miratuar nga parlamenti shqiptar që para një viti, ndërkohë që afati për aplikimin e qytetarëve u vendos një herë në mars dhe më pas u shty për në shtator. Të gjithë ata qytetarë të cilët kanë të ardhura vjetore më shumë se 2 milion lekë në vit janë të detyruar t'i deklarojnë ato.
Although the deadline closed today for a declaration of personal income, the finance ministry has no statistics on the number of persons who have committed this statement. For the opposition government initiative to establish this tax is failing because its realization has remained just on paper, just as was done with the process of fiscal cases or that the amnesty. But meanwhile, another point that can make people withdraw from the declaration of personal income is the lack of privacy that should be guaranteed at the time the declaration is made. Government initiatives for the establishment of personal income tax was approved by the Albanian Parliament a year ago, while the deadline for the application of citizens moved again in March and then was moved to September. All those citizens who have annual revenue of more than 2 million per year are required to declare them.