Debate për dështimin me të ardhurat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse çdo vit në Komisionin ne Ekonomisë krerët e tatimeve dhe doganave kanë shkuar për të raportuar mbi planin se si do të realizojnë të ardhurat që priten në buxhet, këtë herë ka ndodhur ndryshe. Vetë Drejtorja e Tatimeve Briseda Shehaj, ka ardhur të diskutojë me deputetët planin e saj, por ka qënë kryetari i komisionit Braçe, i cili ka vendosur ta zhvillojë seancën pa praninë e tyre. Jashtë kamerave, Erion Braçe është shprehur se ka punë të merret vetëm me ministrin dhe asnjë tjetër. Por pavarësisht kësaj të papriture, ka patur deputetë nga radhët e mazhorancës të cilët kanë kërkuar përgjegjësi për mungesën e të ardhurave në buxhet. Ervin Bushati është shprehur se miradministrimi, nuk zgjidhet vetëm me disa shkarkime drejtorësh, duke iu referuar heqjes nga detyra të 13 drejtuesve në departamentet e doganave një ditë më parë. Edhe për vitin e ardhshëm, qeveria mendon të sjellë afro 160 milion dollarë të ardhura më shumë në buxhet, ku 100 prej tyre pritet të vijnë nga miradministrimi. Por opozita ka kërkuar llogari se çfarë e bën qeverinë të mendojë se do të mbledhë më shumë kur në dy vite nuk ka arritur të depozitojë në buxhet as taksat e rritura. Taksat e rritura nga primet e sigurimeve dhe makinave të luksit do të sjellin 10 milion dollarë shtesë në buxhet, ndërsa 10 milion pritet të vijnë nga ndryshimi i skemës së pagesës së kontributeve për profesionet e lira. Edhe pse me debate, seanca është ndërprerë këtë herë për shkak se u prish fonia e zërit të vendeve ku ishte ulur opozita, por ministri tha se do t?i përgjigjej të gjitha pyetjeve ditën e premte.

Share This Video


Download

  
Report form