Debate për ligjin e ri të turizmit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria është duke përgatitur një paketë të veçantë për të stimuluar sektorin e turizmit. Gjatë prezantimit të ligjit organik për këtë degë të ekonomisë, Ministri Arben Ahmetaj tha se shumë shpejt Shqipëria do të ulë TVSH-në për turizmin, kjo pasi ne kemi përqindjen më të lartë të kësaj takse në rajon, gjë e cila na bën më pak të konkurrueshëm. Ministri i Ekonomisë ka debatuar me deputetët e opozitës, shkak për këtë është bërë neni në ligjin e ri për turizmin, i cili ndalon pushtetin vendor të japë leje ndërtimi pa marrë më parë miratimin e kësaj ministrie. Një tjetër pikë e cila nuk është pranuar nga deputetët demokratë është edhe stimulimi i investitorëve në turizëm që kërkon të bëjë qeveria duke dhënë pronat e veta me vlerë 1 euro për 99 vjet. Për herë të parë, sektori i turizmit do të ketë kontroll nga inspektorate të cilat do të monitorojnë operatorët turistikë, vendosjen e yjeve dhe mënyrën e shërbimit që ofrojnë hotelet dhe resortet.

Share This Video


Download

  
Report form