http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqetësimet që vijnë nga sektori i turizmit janë te shumta. Një sistem i pakontrolluar i hotelerisë në vend, një gjendje kaotike sa i përket sigurisë së turistit që zgjedh Shqipërinë si destinacion pushimi dhe shumë probleme të tjera kanë qenë pjesë diskutimit për ndryshimin e ligjit aktual. Një vend jo pak të rëndësishëm zuri edhe diskutimi mbi hapësirën e marketingut dhe promovimit të Shqipërisë turistike. Sipas operatorëve turistikë, ligji aktual për turizmin i ka dhënë një hapësirë shumë të madhe promovimit në letra por në të terren shënon mungesa të theksuara. Kërkesa e operatorëve për një fond të dedikuar për turizmin ishte një nga pikat me te rëndësishme, por që u shty për t?u diskutuar sërish, pasi nuk gjeti mbështetjen e deputeteve.