Debate për ligjin e turizmit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria synon qe te mbështesë sektorin e turizmit, duke ulur TVSH nga 20 ne 10 %. Nje kërkese e hershme kjo e bizneseve te fushës, por nga ana tjetër ky nivel do te ishte pranë me vendet konkurrente te rajonit. Por per ish-Ministrin e Financave Ridvan Bode, përgjysmimi i TVSH vjen ne një moment te gabuar, pasi ne kushtet aktuale FMN nuk do te lejoje ulje taksash, ndaj projektligjin e ri për turizmin, Bode e vlerëson si demagogji. Ministri i Turizmit Arben Ahmetaj thotë se pikërisht per te shmangur demagogjinë ne ligj janë ndërmarre nisma te tilla financiare per t?i ardhur ne ndihme biznesit te fushës. TVSH është taksa qe FMN nuk ka lejuara qe te jete e diferencuara për sektor te veçante, pasi ajo do te jete e vështire ne administrim. por nga ana tjetër, Shqipëria ka nivelim te larte te TVSH ne rajon, por edhe me gjere.

Share This Video


Download

  
Report form