Rrugëtimi i Mustafës nga arsimi në politikë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Isa Mustafa është kryeministri i koalicionit të ri qeveritar ne Kosovë. 63-vjeçari hyn në politikë pas një begraundi të pasur në fushën akademike, si profesor në fakultetin ekonomik në universitetin e Prishtinës dhe si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Pas një eksperience si Ministër i Ekonomisë në qeverinë e Republikës së Kosovës në migrim, e cila udhëhiqej nga Bujar Bukoshi, Rikthimi në politikë i Isa Mustafës ndodhë në vitin 2006 ku bëhet këshilltar i lartë politik i atëherë Presidentit të Kosovës, Famtir Sejdiut. Një viti më vonë fiton zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, të parat zgjedhje ku garohej drejtpërdrejt për kryetar të Komunës. kryesimin e LDK-së Isa Mustafa e mori nga ish presidenti Fatmir Sejdiu, më 7 nëntor 2010 ku fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e brendshme partiake. përkrahjen si kryetar i LDK-së, Mustafa e mori me qëndrimin e tij kundër koalicionit PDK-LDK që funksionoi nga 2008-2010. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Isa Mustafa garoi edhe për një mandat të tretë në krye të Prishtinës, por humbi në balotazh nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti. Në zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit 2014, LDK-ja në krye me Isa Mustafën, doli partia e dytë pas PDK-së. Në seancën konstituive të 17 korrikut, Mustafa zgjidhet Kryetar Kuvendi me një procedurë që rezultoi e pavlefshme nga gjykata kushtetuese. Në këtë situate, ne kushtet kur blloku nuk pranoi nominimin e Mustafes per kryeministër ai bënë koalicion me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi me kushtin që LDK te marre postin e kreut te qeverise.

Share This Video


Download

  
Report form