Konflikti i Isa Mustafës me Vetëvendosjen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Acarohen raportet mes kryeministrit kosovar Isa Mustafa dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Shefi i qeverise deklaroi se nuk do te kërkoje falje per gjuhen e ashper te përdorur ndaj deputetit opozitar Albin Kurti, pas protestës se Vetëvendosjes ne vendlindjen e tij. Kryeministri u akuzua se shiti Kosovën me marrëveshjet e arritura me Serbinë. Ai paralajmëroi se kush sulmon shtetin do te përgjigjet përpara ligjit.Isa Mustafa:Dëshiroj të them se ne do të punojmë pa hezitim për ta liruar këtë vend nga kërcënimet, ngado që vijnë ato, do të punojmë që çdo kush të përgjigjet para ligjit për veprimet e tij, nëse ato veprime atakojnë shtetin, atakojnë pronën, individët dhe familjet e tyre, çdo njëri duhet të merr përgjegjësi për veprimet e tij.Gjate nje konference per shtyp pas mbledhjes se qeverise kryeministri sqaroi edhe ceshtjen e nje tenderi, ku eshte përfshire kompania e djemve te tij. ?Asnjë tender askujt nuk ia kam dhënë. Në qeveri i kemi 1000 vetura dhe disa janë në gjendje të rregullt, disa jo, e disa kemi marrë vendim për t?i shitur. 2900 euro është ofertë për punë që janë kryere, jo që dikush të përfitojë. Nëse këtë rast është bërë ndonjë shkelje, dhe nëse do të ketë konflikt interesi atëherë do të rregullohet?. Mustafa mbrojti 4 marrëveshjet e firmosura ne Bruksel me palen serbe, per te cilat tha se i hapin rrugën shtrirjes se sovranitetit te Kosovës ne te gjithë territorin e vendit.

Share This Video


Download

  
Report form