Veseli: Qeveria e Mustafës dështoi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët që votuan pro rrëzimit të qeverise tashmë presin zgjedhjet e reja. Kryetari i PDK, njëherazi edhe kryeparlamentari Kadri Veseli përcolli një videomesazh, ku sqaroi arsyet e prishjes së koalicionit, por tha se një fillim i ri është i nevojshëm për Kosovën për të hapur kapituj të rinj.Kadri Veseli: Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në udhëheqjen e Isa Mustafës dhe kjo është arsyeja pse vendi po shkon në zgjedhje të reja. Kjo qeveri e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk e ka cuar vendin tonë në ritmin e duhur. Zhvillimi ekonomik ka ngecur, krijimi i vëndeve të punës ka ngecur.Për kreun e AAK, rrëzimi i qeverisë është një lajm i mirë për vendin dhe zgjedhjet e reja duhet te jenë të lira.Ramush Haradinaj: Sot konstatojmë se koalicioni qeverisës ashtu siç ka filluar edhe përfundoi. Me turpin e vet të mashtrimit. Zgjedhjet duhet të jenë të lira e fer. Kërkojmë ndihmën e Amerikës që zgjedhjet vërtet të jenë të lira.Reagime erdhën edhe nga kreu i Nismës, Limaj dhe ai i grupit të AAK, Pal Lekaj. Por, rezultati i votimit të mocionit nuk u prit mirë nga kreu i grupit te LDK. Ndërkaq, Ambasada Amerikane ne Prishtinë theksoi në një deklaratë se kuvendi e tha fjalën e vet dhe se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik

Share This Video


Download

  
Report form