Sërish vezë ndaj Mustafës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktivistet e Vetëvendosjes kane sulmuar me veze kryeministrin kosovar Isa Mustafa. Truprojat e tij ndërhynë menjëherë dhe ndaluan dy persona. Incidenti ndodhi ne Podujeve, teksa shefi i qeverise mbante nje fjalim ne nje aktivitet ne Ditën e Mjedrës. Mustafa u largua i shoqëruar nga forca te shumta policore dhe komentoi shkurt incidentin, duke thëne se nuk e shqetësonin vezët dhe se e rëndësishme eshte se punët shkojnë mire. Vetëm pak dite me pare kryeministri u përball me nje sulm me veze nga deputetet e opozitës ne sallën e kuvendit. Vetëvendosja kundërshton marrëveshjen per bashkësinë e komunave serbe ne Kosove dhe ka paralajmëruar se nuk do te lejoje funksionimin normal te qeverisjes, deri ne tërheqjen nga kjo marrëveshje.

Share This Video


Download

  
Report form