http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas miratimit në parim të projektbuxhetit në Parlament, kryeministri Rama tha se investimet gjatë vititë të ardhshëm do përqendrohen në infrastrukturë. Deklaratën kreu I qeverisë e bëri në përurimin e rikonstruksionit të të shkollës ?7 Dëshmorët? në Strumë të Roskovecit. ?Në këtë vit të parë të mandatit do të fokusohemi në aspektet themelore të infrastrukturës kombëtare, si dhe një program tjetër për transformimin e mëtejshëm të shkollave ku ka ende shumë për të bërë. Më vjen shumë mirë që të gjithë fëmijët që takova, duke filluar nga viti i ardhshëm, do t?i marrin librat falas, pra të gjithë fëmijët e fillores do t?i kenë librat falas, që do të jetë një lehtësim i rëndësishëm për buxhetin e prindërve të tyre që mund të përdoret pastaj për të tjera gjëra në shërbim të fëmijëve?Investimi me vlerë 567 mijë euro është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të Gazsjellësit Trans Adriatik, pjesë e marrëveshjes së kompanisë me qeverisë shqiptare. Investimi në shkollë përfshin rikonstruksionin e plotë të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të godinës.