http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët janë konsumatorë të rregullt të mishit, kryesisht të atij vendas. Në vendin tonë janë të pakta kompanitë që merren me grumbullimin, përpunimin dhe paketimin e produkteve të mishit. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panarit gjatë vizitës te një sipërmarrje e kësaj kategorie deklaruan se zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë është prioritet kombëtar. Ndërsa për ministrin e bujqësisë Edmond Panariti, investim ne fushën e përpunimit dhe paketimit të produkteve shqiptare do të sjell një koordinim më të mirë dhe mes prodhimit blegtoral me tregun. Problem me prodhimin e mishit në Shqipëri mbetet dhe fenomeni i përgjithshëm i tregtimit të tij jashtë çdo standardi buzë rrugëve kombëtare, në rastet kur nuk kalon në proces përpunimi apo paketimi.