Dancing 5, rrezik eliminimi Amos Zaharia e Ermal Merdani - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është mbyllur pa te eliminuar mbrëmja e dyte e spektaklit ?Dancing with the Stars Albania?, duke bere qe te pakten edhe per nje jave, 12 personazhet vip te qëndrojnë serish bashke ne gare. Megjithatë, ndryshe nga puntata e pare, yjet jane vlerësuar me pike nga juria, çka ka bere qe, votat e tyre dhe te publikut te mblidhen bashke per te krijuar nje renditje provizore. Ermal Merdani dhe Amos Zaharia, ishin ne fund te renditjes si me pak te votuarit, por duket se te dy djemve nuk ju ka bere shume përshtypje ky fakt, ose te paktën te tille u shfaqen. Edhe pse dy me pak te votuarit e mbrëmjes se dyte nuk i jane trembur eliminimit, nje tjetër yll, kantautori Kristi Popa i cili u pozicionua mire ne renditje, ka qene i surprizuar me vendimin per te mos pasur largime. Me heret gjate mbrëmjes, te 12 personazhet pjesëmarrëse ne kete edicion te peste te ?Dancing with the Stars? ne Vizion Plus, sollën kërcimet e tyre ne zhanret e njohura tashme te teatrit te yjeve. Mes valsit, sambes, paso dobles apo salses, Eva Alikaj krijoi emocion me kërcimin e saj boogi wogi duke rikthyer ne nje tjeter forme, nje nga rolet e saj me te suksesshme, ate te Elses ne komedinë ?Pallati 176?. E teksa eliminimet, siç edhe vete prezantuesit deklaruan, pritet te nisin javen qe vjen, duke sjell nje ose me shume te larguar, votimi per 12 performancat e mbrëmjes se te hënës vijon përgjatë gjithë javes, deri ne puntaten e trete te ?Dancing 5?.

Share This Video


Download

  
Report form