Drafti i ri për përcaktimin e kufijve detare, i cili po shqyrtohet ne kuvendin e Shqipërisë është antikushtetues. Këtë konkluzion nxjerr kolonel Myslym Pasha, i cili denoncoi edhe variantin e parë të qeverisë ne marrëveshjen për kufijtë detare me shtetin grek, variant i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi shton se është skandaloz fakti i mungesës së vijave bazore. Ai shkon dhe më tej kur deklaron se me një variant të tillë, cenohet hapësira territoriale detare e Shqipërisë. Dy komisione,ai i Ligjeve dhe ai i Sigurisë, kanë kaluar me konsensusin e PS dhe PD, draftin e propozuar nga deputeti Ilir Gjoni për përcaktimin e kufijve. Nisma ligjore përmban amendamente për ndryshimin e ligjit për kufijtë të hartuar dhe miratuar nga mazhoranca e djathtë më 2008-n. Propozimet e socialistëve kanë në thelb përcaktimin e kufijve në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe jo në bazë të bisedimeve bilaterale me çdo shtet kufitar duke lënë kështu në fuqi ligjin e vitit 2001 për kufijtë. Por deri më tani nuk ka asnjë reagim në lidhje me pretendimet e ngritura nga kolonel Pashaj.
The new draft for the determination of maritime borders, which is pending in the Parliament is unconstitutional. This conclusion out Myslym Colonel By, who denounced the government's first option in the agreement for maritime borders with Greece, which option was rejected by the Constitutional Court. Secretary General of Red and Black Alliance adds that it is scandalous fact of lack of basic lines. He goes and then when he declares that such a variant, violate territorial space marine Albania. Two committees, he's Law and Security, passed by consensus of the SP and DP, the draft proposed by MP Ilir John for setting limits. Legislative initiative contains amendments to change the law to the limits of design and approved by the rightist majority 2008-n. Socialist proposals have essentially limits under international agreements and not on the basis of bilateral negotiations with each border state, leaving in force the law of 2001 on the boundaries. But so far no response regarding the allegations raised by Colonel Pashaj.