Banesa e Halimatëve drejt shembjes, rrezik për banorët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shtëpisë së Hadërajve, një tjetër banesë e braktisur rrezikon të shembet dhe kërcënon jetën e banorëve përreth në lagjen muzeale "11 janari" të qytetit të Gjirokastrës. Shtëpia e Halimatëve e braktisur prej 6 vjetësh nga pronarët, qiraxhinjtë dhe më pas edhe nga shteti është rrënuar thuajse totalisht. Ndërkohë, muret anësore të kësaj shtëpie gati 200-vjeçare, që janë ende në këmbë, në fakt përbëjnë rrezik real për banorët që jetojnë aty pranë. Drejtoria rajonale e Institutit të Monumenteve të Kulturës e destinuar për mbrojtjen edhe të kësaj banese të kategorisë së parë nuk ndërhyn dot në eliminimin e këtij rreziku dhe banorët duket se do të duhet të marrin masa mbrojtëse vetë. Ndërkohë, pozicionimi në qendër të një lagjeje me shtëpi monument kulture dhe madhësia e saj dëmton në mënyrë të ndjeshme pamjen e qytetit në sytë e çdo vizitori vendas apo të huaj. Bimësia e lulëzuar në ambientet e brendshme po shpejton në mënyrë drastike rrënimin përfundimtar të saj. Janë 20 shtëpi të braktisura në Gjirokastër, kryesisht në lagjet "Varrosh", "Dunavat", "Manalat" dhe "11 Janari". Shtëpia e Halimatëve është shumë afër me shtëpinë e Hadërajve, e cila pak javë më parë ju nënshtrua ndërhyrjes nga ana e sektorit të emergjencave civile për të shmangur rrezikun për banorët që jetojnë aty pranë. Vetëm në vitet e fundit janë restauruar 13 shtëpi karakteristike në këtë qytet.

Share This Video


Download

  
Report form