Vizat, liberalizimi ne rrezik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor rrezikohet që t'u rikthehet regjimi i vizave me zonën Shengen. Abuzimi me kërkesat për azil politik, ka bërë që Parlamenti Europian të miratojë me shumicë votash, rezolutën për ngritjen e një mekanizmi, për kthimin e përkohshëm të regjimit të vizave me vendet e zonës Shengen. Sipas tekstit të propozuar nga eurodeputeti i djathtë spanjoll, Agustin Diaz de Mera, vizat mund të kthehen për ato shtete, qytetarët e të cilëve abuzojnë me kërkesat për azil. Në rezolutë, nuk sqarohet me detaje se cilat janë limitet që përcaktojnë abuzimin e azil kërkuesve të një shteti. Por në të, tregohet procedura që shtetet e zones Shengen duhet të ndjekin, në rast se përballen me fluks të lartë kërkesash. "Shtetet anëtare të zonës Shengen që përballen me një situatë emergjente, duhet të njoftojnë Komisionion Europian, i cili ka aksesin për të pezulluar lëvizjen e lirë pa viza, për shtete të caktuara. Për marrjen e këtij vendimi, KE duhet të marrë parasysh faktorë të tillë, si numrin e shteteve anëtare të zonës Shengen që preken nga ky fluks kërkesash për azil, impaktin e përgjithshëm të kësaj rritjeje dhe situatën që mund të krijohet me rritjen e emigracionit në hapësirën e unionit, pas pezullimit të vizave."Nëse Komisioni Europian vendos se veprimi është i nevojshëm, atëherë regjimi i vizave për një vend të caktuar kthehet për gjashtë muaj dhe më vonë do të pasohet nga një rivlerësim i situatës. Ngritja e këtij mekanizmi ndëshkues nuk është pritur mirë nga eurodeputetët e majtë. Ligjvënësja sllovene, Tanja Fajon, një lobuese e fortë e heqjes së vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, e konsideroi të paligjshëm vendimin. Sipas saj, kjo cënon një prej të drejtave themelore të njerëzve, që është lëvizja e lirë. Shqipëria përfitoi nga liberalizimi i vizave më 8 nëntor të 2010-ës dhe vendimi hyri në fuqi zyrtarisht, më 15 dhjetor të atij viti.

Share This Video


Download

  
Report form