OSHEE, Nikolla mbështet aksionin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Puna e inspektorëve të OSHEE dhe policisë së shtetit për evidentimin dhe shkëputjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë vijon çdo ditë në të gjithë vendin. Nga Durrësi ku ka qenë e pranishme në këtë operacion ministrja e arsimit Lindita Nikolla, u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë këto lidhje në çdo ambient ku ata jetojnë. Madje vjedhjen e 150 milionë eurove në vit ministrja e komenton si akt të turpshëm. Të trembur nga operacioni i OSHEE-së të shoqëruara me arrestime, qytetarët janë dyndur në sportele të shlyejnë detyrimet. Vetëm në Korçë, numri i arkëtimeve ka arritur në shifra rekord. Madje ata i kërkojnë OSHEE të shtojë sportelet për të shmangur radhët e gjata në pagimin e faturave. Sipas OSHEE, aktualisht 97% e abonentëve korçarë paguajnë rregullisht energjinë e konsumuar.

Share This Video


Download

  
Report form