IKMT nis aksionin në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç ishte lajmëruar, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur aksionin për prishjen e 19 objekteve në rrugën Gjon Buzuku në Korçë. Shumica e pronareve të cilët preken nga projekti i zgjatimit te bulevardit ?Republika? të lajmëruar disa dite më parë, kanë preferuar t?i boshatisin vete ambientet që janë ne plan për tu shembur, me qellim ruajtjen e materialeve me vlerë. Sipas nënkryetares së bashkisë së Korçës, Benila Terova ky projekt do t?i japë një tjetër frymëmarrje një prej lagjeve te njohura te qytetit juglindor. Të gjithë pronarët që kanë paraqitur në kohë dokumentacionet përkatëse kanë tërhequr edhe kompensimin përkatës. Ndërsa pjesa tjetër pritet ta marrë dëmshpërblimin në ditët në vijim. Pas prishjes se 19 objekteve pritet te filloj puna për zbatimin e këtij projekti që pritet të lidh qendrën e Korçës me rrugën hyrëse e me pjesën jugore te këtij qyteti.

Share This Video


Download

  
Report form