http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontabilistet nje nga hallkat e rëndësishme qe ndikon ne fenomenin e evazionit fiskal, akuzojnë administratën tatimore si përgjegjësen kryesore per situatën e informaliteti ne vend. Duke pranuar edhe problemet qe mbart ky treg, kreu i nje prej shoqatave te eksperteve kontabël Julian Naqellari thotë se janë vete inspektoret qe i hartojnë bilancet e biznesit, ndërsa kontabilistet vetëm firmosin. Per kontabilistet edhe tregu qe ata perfaqesojne ka informalitet, situate kjo e cila pranohet dhe tolerohet nga vete tatimoret. Kreu i shoqatës se kontabilisteve kërkon qe aksioni te nise nga tregu qe ata perfaqeosjne. Ministri i Financave Shkëlqim Cani akuzoi ashpër kontabilistet si nje nga hallkat qe kontribuon ne rritjen e evazionit ne vend. Për ministrin shume prej tyre ndikojnë ne hartimin e dy bilanceve te sipërmarrësve, me qellim fshehjen e shifrave për te paguar sa me pak taksa dhe tatime.