http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia kufitare ka vijuar edhe ketë fundjave aksionin kundër mjeteve lundruese që lëvizin pa dokumentacione përkatëse. Gjatë kontrollit në të gjithë vendin u bllokuan ne 24 ore 11 mjete ujore, nga këto, 1 skaf, 2 gomone e 8 motorë uji. Policia është duke patrulluar jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në thellësi të detit për të evidentuar të gjitha rastet e mjeteve ilegale. Operacioni vjen në vijim të punës së përditshme të bërë nga Policia Kufitare që nga fillimi i sezonit veror e deri më datën 3 gusht, ku gjatë kësaj periudhe janë bllokuar edhe 13 mjete të tjera ujore që ishin pa dokumentacion, ose që nuk respektuan rregullat e lundrimit. Vetëm 3 ditë më parë një pushues rus humbi jetën në plazhin e Himarës, teksa po notonte 50 m larg bregut të detit. Personi i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë u prangos nga policia dhe në të njëjtën kohë u konfiskua edhe mjeti i lundrues, nje skaf rreth 12 metra i gjatë.